Google ADS

Republikanët dhe demokratët në garë të fortë edhe për Kongres

08:19 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Qytetarët amerikanë tashmë e kanë dhënë mendimin e tyre se kush do t’i udhëheq në katër vjetët e ardhshëm.

Joe Biden, kandidati demokrat dhe Donald Trump, janë në garë për të parin e Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu edhe rezultatet për garën e kongresit po vazhdojnë të vijnë.

Në Senat, demokratët dhe republikanët kanë të njëjtin numër, secili ka siguruar nga 47 vende. Për t’u konsideruar fitues, njëra palë duhet të arrij shifrat prej 51 senatorëve.

Në Dhomë e Përfaqësuesve, demokratët kanë 199 vende gjersa republikanët janë në shifrën e 188. Partia që ka të paktën 218 vende, do të kontrollojë Dhomën.

Theksojmë se Biden deri më tani ka siguruar 264 vota elektorale ndërsa Trump 214 sosh. Kujtojmë se president shpallet kandidati që ka 270 vota të kolegjit elektoral.

Ndryshe, kanë mbetur të numërohen votat edhe të pesë shteteve, ku Biden udhëheq vetëm në Nevada gjersa Trump në katër të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme