Kosova pa Rashicën në ndeshjet e nëntorit

07:39 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Milot Rashica nuk do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit.

Është Werder Bremen që ka vendosur të mos lëshojë lojtarët për ndeshjet e kombëtareve, raportojnë mediet gjermane.

Ky vendim i Werderit bën që Rashica sërish të mos mund t’i bashkohet Kosovës.Kosova në nëntor zhvillon tri ndeshje, kundër Shqipërisë (miqësore) dhe Sllovenisë dhe Moldavisë (Liga e Kombeve).

Rashica nuk është grumbulluar te Kosova që nga ndeshjet e shtatorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme