SHBA: Ndërsa po numërohen votat, rastet me Covid po rriten

01:04 | 5 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Në të njejtën ditë kur amerikanët iu drejtuan kutive të votimit, vendi ka regjistruar më shumë se 91 mijë infeksione të reja me Covid-19, rekord i ri që nga dita e shpërthimit të epidemisë.

Përderisa SHBA-të mbesin të mbërthyera nga gara presidenciale ‘fyt më fyt’, ajo gjithashtu po përballet me përhapjen e infeksionit në më shumë se 20 shtete në të gjithë vendin, transmeton portal arbresh.info

Deri me tani janë raportuar rreth 9.5 milionë raste të reja me koronavirus.

Në fushatën parazgjedhore, Donald Trump kishte theksuar se koronavirusi do të ‘zbehej’ pas lajmeve të 3 nëntorit.

Megjithatë, cilido kandidat që fiton zgjedhjet ka një sfidë të madhe përpara me shëndetin publik.

Ekspertët kanë paralajmëruar se numri i rasteve dhe numri i të vdekurve do të vazhdojnë të rriten pasi sezoni i gripit përkon me infeksionet e reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme