Ramë Buja, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se është i pakuptimtë arrestimi i Jakup Krasniqit, ish zëdhënës i kësaj ushtrie.
Po ashtu për të e pakuptimtë është edhe aktakuza ndaj Rexhep Selimit, ish luftëtar, tash deputet në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Të thuhet se kanë kryer krime është e pakuptimtë dhe pa përmbajtje. Po bëhen gjëra me motive të caktuara”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se personalisht ka qenë kundër themelimit të kësaj gjykate më 2015.
“OKB nuk themelon gjykatë për një vend që nuk është anëtar i saj. Por edhe po ta themelonte, nuk ka kund në botë që të gjykohet një etni. Kjo gjykatë është themeluar mbi premtimet se po bëhet jo për ta njollosur UÇK-në por për të zbardhur ndonjë njollë diku. Nuk ndodhi ashtu”.
“Po ndodh një zezonë për Kosovën. Po të bënim krime nuk do të na ndihmonte NATO dhe SHBA. Jemi bashkëthemelues të shtetit të Kosovës”.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...