Google ADS

Pacolli: Rexha, me krenari dhe burrërisht do ta kalojë edhe këtë sfidë

23:53 | 4 Nëntor 2020
M. A.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas publikimit të aktakuzës ndaj ish luftëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimit.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Rexha, me krenari dhe burrërisht do ta kalojë edhe këtë sfidë”.

“Po lexoj lajmin  se Rexhep Selimi, miku im, është akuzuar nga prokuroria e Gjykatës Speciale.

Jam krenar që e njoh dhe kam marrëdhënie miqësore me Rexhën.

Rexha, me krenari dhe burrërisht do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Si më parë, unë do të qëndroj stoikisht pas tij”, shkruan Pacolli në FB./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme