Terroristi që vrau katër persona në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, u zbulua se është përpjekur të blinte në mënyrë të paligjshme plumba nga Sllovakia në korrik, dhe për këtë situatë ka qenë në dijeni inteligjenca austriake, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer mbajti një konferencë shtypi me disa zyrtarët në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi dy ditë më parë.
Nehammer tha se hetimet e policisë tregojnë se sulmi terrorist u krye nga një person.
Duke deklaruar se hetimi për aktin terrorist po vazhdon, Nehammer tha se 14 persona që mendohet se kanë lidhje me terroristin 20-vjeçar janë arrestuar dhe se këta persona janë të kombësive të ndryshme.
Shkëputje ndërmjet institucioneve në Austri
Nehammer konfirmoi lajmet se sulmuesi ka dashur të blinte plumba nga Sllovakia në korrik, por ka dështuar, ndërsa për këtë autoritetet sllovake kanë raportuar tek Njësia për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Antiterrorit (Inteligjencës), por inteligjenca nuk e ka ndarë këtë informacion me zyrën e prokurorit.
Duke theksuar se inteligjenca sllovake ka informuar palët relevante austriake, Nehammer tha se “diçka haptazi ka shkuar keq në komunikim në fazat më pas (për informimin e prokurorisë)”.
Ministri i Brendshëm Nehammer theksoi se ai ka kërkuar krijimin e një komisioni të pavarur për të sqaruar problemin në inteligjencë dhe akuzoi ish-ministrin e Brendshëm Herbert Kickl të Partisë së Lirisë të ekstremit të djathtë për “dëmtim permanent” të njësisë së inteligjencës.
Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Franz Ruf, tha se sulmuesi u përpoq të shkonte në Afganistan në vitin 2018, por kjo u pamundësia pasi ai nuk kishte vizë.
Terroristi ishte kapur në Turqi dhe ishte ekstraduar
Terroristi më vonë po atë vit ka shkuar në Turqi, prej ku ka tentuar të kalonte në Siri, por ai u arrestua nga autoritetet atje dhe më vonë u ekstradua në Austri.
Ruf informoi se sulmuesi u gjykua në kategorinë “Luftëtar Terrorist i Huaj” dhe u dënua me 22 muaj burg, por u la i lirë me kusht 11 muaj para se të përfundonte dënimin.
Po ashtu, është zbuluar identiteti i katër personave që humbën jetën në sulmin terrorist. Siç njoftohet, dy nga viktimat ishin austriakë, njëri gjerman dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, katër persona vdiqën në sulmin terrorist në Austri dy ditë më parë, kurse terroristi që kreu sulmin u neutralizua nga forcat e policisë.
Sulmuesi ishte identifikuar nga ministri i Brendshëm si mashkull 20-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...