Avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar se pamje sikur ajo e ditës së sotme të batisjes së shtëpisë të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, nga Specialja “do të shohim për një kohë të gjatë”.
Ai thotë se për një gjë të tillë kanë votuar vetë deputetët e Kuvendit në vitin 2015, dhe se ngjarjet e tilla nuk duhet të befasojnë askënd, raporton Ekonomia Online.
Gashi ka thënë se ne bazë të informatave dhe asaj çfarë ka deklaruar edhe avokati i tij, Jakup Krasniqi, do të transferohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.
“Askush nuk duhet të jetë i befasuar nga bastisjet që kanë ndodhur sot në shtëpinë e z. Krasniqit, ai është bastisur për shkak të cilësisë që ka pasur në UÇK, ka qenë zëdhënës i saj dhe këtë po e them në mënyrë ironike për shkak se deputetët e Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 kur kanë votuar të formohet një Gjykatë Speciale vetëm kundër ushtarëve të UCK ata është dashur ta dinë këtë gjë që gjykata prokuroria bënë veprimet të tilla siç kanë bërë në ditën e sotme. Ashtu siç ka thënë edhe avokati i tij, z. Kransiqi do të transferohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Aktakuza ndaj tij është thënë se është konfirmuar edhe më herët, dhe nuk e dimë nëse në këtë aktakuzë ka edhe persona të tjerë apo mund të jetë vetëm për një person konkretisht për z. Krasniqin”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se dalë ngadalë po lëkundet themelet e shtetësisë së Kosovës, dhe Gjykata e Hagës nuk e njeh shtetin e Kosovës.Në muajin qershor të këtij viti Gjykata Speciale ka publikuar propozim aktakuzën ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, ku pjesë e të akuzuarave sipas Speciales janë edhe afër 10 persona tjerë, por që emrat e tyre nuk janë bërë publik.Gashi i pyetur nëse Krasniqi mund të jetë pjesë e kësaj aktakuze, ka thënë se nuk mund të konfirmohet e as mohohet një gjë e tillë pas pasur deklarim zyrtarë, por ai thotë se ka shenja që aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është konfirmuar.
“Aktakuza ndaj Krasniqit nuk ka të bëjë me atë që është ngritur ndaj Salih Mustafës, por nuk mund ta konfirmojmë e as mohojmë që Jakup Krasniqi mund të jetë një prej të akuzuarave së bashku me z. Thaçin dhe z. Veselin. Ka indice të mëdha se aktakuza ndaj Thaçi e Veselit është konfirmuar”, tha ai.
Avokati Gashi ka thënë se çështja e mandatit të Speciales është po thuajse e pamundur që të ndërpritet.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...