Google ADS

Zaev në bisedë telefonike me Merkel: Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur

18:45 | 4 Nëntor 2020
A. B.

Në një bisedë telefonike me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shprehu mirënjohje për angazhimin e shtuar të Presidencës Gjermane me BE-në, për përfshirjen personale të Ministrit të Jashtëm Heiko Maas, Ministrit të BE-së Michael Roth, si dhe për angazhimin personal të kancelares Merkel.

“Gjatë bisedës, Kryeministri Zaev theksoi se Republika Federale e Gjermanisë ka bërë shumë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë përmes Procesit të Berlinit, i cili këtë vit bashkë-kryesohet nga Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në bisedë telefonike midis Kancelares Merkel dhe Kryeministrit Zaev, u ndanë interesi i përbashkët dhe i njëjti qëllim i të dy vendeve gjatë presidencës gjermane me BE-në, për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare në dhjetor si fillimi i bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Kryeministri Zaev theksoi se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur dhe se angazhimi intensiv i palëve të përfshira krijon mundësi për të arritur një qëllim të përbashkët – mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për fillimin negociatave.

Në lidhje me interesimin për situatën me COVID-19 në vendin tonë, Kryeministri Zaev informoi se të gjitha kapacitetet shtetërore janë të angazhuara në ballafaqimin me pandeminë dhe falënderoi për ndihmën e dhënë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe BE-së, për materialet mjekësore dhe mbrojtëse, si dhe mbështetjen financiare, që tregon solidaritetin e BE-së me vendet e rajonit dhe me Ballkanin Perëndimor si një e tërë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme