Google ADS

A do të ketë aksione të tjera të Speciales këto ditë?

16:49 | 4 Nëntor 2020
Arbresh.info

Dhomat e Specializuara kanë nisur aksionet për arrestimin e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Radhën e kishte ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, shtëpia e të cilit u bastis për orë të tëra e më pas edhe u arrestua për t’u dërguar direkt në Hagë, shkruan portali arbresh.info

Të pyetur nga portali arbresh.info nëse do të ketë aksione të ngjashme ditëve në vijim, Dhomat e Specializuara nuk kanë komentuar përveç se kanë thënë se derisa një aktakuzë e konfirmuar të bëhet publike procedurat që lidhen me të mbetën konfidenciale.

LEXO EDHE: Specialja mohon raportimet se dosjet e Thaçit janë kthyer për prova shtesë

“Derisa një aktakuzë e konfirmuar të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj”, thuhet në përgjigjen për arbresh.info dhënë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ndryshe gjatë ditës është raportuar se Specialja kishte kthyer dosjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve duke kërkuar prova shtesë.

Një gjë e tillë është demantuar duke thënë se ”Prokuroria e Specializuar nuk komenton spekulime të mediave”.

Deri tani të arrestuar nga kjo gjykatë janë Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Jakup Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme