Prokuroria Speciale në Hagë, ka demantuar raportimet se dosjet nga Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve janë kthyer për prova shtesë.
Zëdhënësi i ZPS-së, Christopher Bennett, në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, i ka quajtur “spekulime të mediave”, këto raportime.
”Prokuroria e Specializuar nuk komenton spekulime të mediave”, ka thënë Bennett.
Sot është raportuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kthyer për plotësimin e dosjes dhe të provave shtesë “hetimin” ndaj Hashim Thaçit.
Pra, sipas raportimeve Presidenti Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së janë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...