Google ADS

Kanye West merr 60 mijë vota në garën për president të SHBA-ve

12:18 | 4 Nëntor 2020
A. B.

Kandidati për president të SHBA-ve, Kanye West ka marrë 60 mijë vota në garën presidenciale në gjithsej 12 shtete.

Emri i West ishte në trend në Twitter pasi superylli i hip-hopit bëri një seri postimesh në llogarinë e tij duke thënë se ishte hera e parë që po votonte për president të SHBA-ve. Dhe natyrisht ai votoi për veten, shkruajnë mediat e huaja transmeton portali arbresh.info

Të paktën 60 mijë amerikanë kanë votuar për West, i cili në këtë garë kandidoi si i pavarur. Derisa janë raportuar rreth 80% të votave të numëruara, reperi ka marrë 59.781 vota totale.

Kështu që është e qartë se do ta kalojë shifrën e 60 mijë votave deri në kohën kur të gjitha shtetet do të numërohen plotësisht.

Ky është numri i votave që Kanye West ka arritur të marrë në shtetet përkatëse, sipas Associated Press:

Arkansas: 4040
Kolorado: 6,127
Idaho: 3092
Iowa: 3,197
Kentaki: 6,259
Luiziana: 4,894
Minesota: 7654
Misisipi: 3,117
Oklahoma: 5,590
Tenesi: 10,195
Utah: 4,311
Vermont: 1,255 /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme