Sado të ndryshme dhe të veçanta që janë, të gjitha lidhjet kalojnë në këto faza dhe sfida. Këto shpjegime do iu bëjnë më të lehtë të kuptoni lidhjen tuaj.
Kur jeni në një lidhje romantike, juve mund të iu duket jashtëzakonisht e paparashikueshme, shkruan “HealthLine”.
Mendimet si “A është ky personi i duhur?” ose “nëse kjo lidhje përfundon me ndarje, çfarë do të bëjë?” etj, janë çka thuajse të gjithë i mendojmë.
Ndërsa raportet tona janë të ndryshme, të gjitha lidhjet kalojnë në 5 faza dhe secila prej tyre ka një sfidë që ne duhet ta tejkalojmë që të avancojmë në fazën tjetër.
Faza e parë: Iniciativa
Këtu përfshihen përshtypjet e para. Është gjithmonë e rëndësishme të lëmë një përshtypje të mirë, prandaj të gjithë përpiqemi që të tregohemi sa më mbresëlënës dhe nganjëherë ne dukemi shumë formal si shkak i kësaj, transmeton lajmi.net.
Sfida është që ta tejkalojmë frikën e të qenit të gjykuar dhe të përqendrohemi tek ndjenja që i ofrojmë këtij personi, sepse nëse ne jemi të stresuar rreth gjykimit, do të dukemi shumë të ngurtë dhe të painteresuar.
Faza e dytë: Eksperimentimi
Siç e thotë edhe vetë fjala, në këtë fazë ne do të testojmë ujërat. Fillojmë të bëjmë pyetje, të tregojmë për veten, pra bisedat nuk janë shumë të thella. Në këtë faze e bëjmë të qartë për njëri-tjetrin se sa jemi të interesuar.
Sfida e fazës është që të kuptojmë saktë gjuhën fizike të personit. Për shembull nëse personi afrohet drejt neve kur bisedojmë, toni i zërit, a duken të lumtur kur të shohin etj, transmeton lajmi.net.
Faza e tretë: Thellimi
Kjo është faza ku ju mundeni më në fund ti ulni mburojat tuaja dhe të jeni tërësisht vetvetja. Tanimë ju kaloni më shumë kohë bashkë dhe filloni të formoni një lidhje më të fuqishme emocionale me këtë person.
Sfida e kësaj faze është mjaftë e rëndë. Ju duhet ta merrni shtruar lidhjen në këtë fazë, sepse nxitimi do iu shkaktoj probleme. Besojini instinktit tuaj, merrni hapa kur ju të besoni që jeni të dy të gatshëm.
Faza e katërt: Integrimi
Në këtë fazë, ju mund të ndjeni se identitetet tuaja kanë filluar të bëhen më të ngjashme. Ka përparime të dukshme në raportin romantik mes jush dhe kuptoheni shumë më lehtë se përpara, transmeton lajmi.net.
Sfida është të mos humbisni sensin e kush jeni ju. Kur ndjeni një tërheqje të madhe ndaj dikujt, qoftë romantike, shoqërore ose edhe familjare, ju mund të përfshiheni shumë në identitetin e tyre dhe të filloni të silleni sikur ai person dhe kjo nuk është e shëndetshme për juve.
Faza e pestë: Lidhja emocionale
Faza e fundit koncentrohet tërësisht në lidhjen romantike të një niveli më të lartë. Përkushtimi ndaj njëri tjetrit do të bëhet shumë më i fuqishëm.
Sfida e fazës është bërja publike e lidhjes dhe gjithashtu, pranimi i faktit se ju nuk mund të keni një sens afrimi romantik me dikë tjetër.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...