Google ADS

Kryeministri Hoti viziton Vatikanin

09:50 | 4 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Vatikan.

Ai gjatë paradites do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik.

Kurse, pasdite në ambientet e Qeverisë italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte, shkruan arbresh.info.

Në vizitën e parë zyrtare të tij në shtetin e Vatikanit dhe në Itali, ai shoqërohet nga zëvendëskryeministri Diton Selmanaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Teuta Sahatqiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme