Google ADS

Përmes një fotografie atraktive nga palestra, Jennifer Lopez thotë se votoi Joe Biden ndërsa inkurajoi fansat të kryejnë obligimin qytetar

09:43 | 4 Nëntor 2020
L G

Jennifer Lopez inkurajoi fansat e saj që të dilnin dhe të votonin përmes një seti fotografish të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Artistja e nominuar për Çmimin ‘Grammy’ shprehu entuziazmin e saj për Ditën e Zgjedhjeve në një mbishkrim për një ‘selfie’ që bëri, duke thënë: “Unë votova! Le të shkojmë Amerika! Biden dhe Harris 2020”.

Kërcimtarja dhe këngëtarja 51 vjeçare, përmes ‘hashtagut’ tregoi se ajo kishte votuar për ish-nënkryetarin Joe Biden, shkruan DailyMail.

 

View this post on Instagram

 

¡Yo voté! ❤️?? ¡Vamos America! I voted! Let’s go America! #Vote #LetsGetLoud #BidenHarris2020

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Këngëtarja u shfaq në fotografi me një palë sytjena sportive rozë dhe aksesoi pamjen e saj me një palë syze dielli të personalizuara nga ‘Quay’.

Aktorja e filmit “Marry Me” kishte vënë një palë vathë prej ari dhe një stampë ku shkruhej “Unë votova”, të cilën e kishte ngjitur në gjoks.

Jennifer gjithashtu shkroi në InstaStory se ajo ishte shumë e qartë për atë që donte të bënin ndjekësit e saj, duke deklaruar që “nëse keni të drejtë të votoni, sigurohuni që të votoni më 3 nëntor”.

Ajo gjithashtu i nxiti fansat e saj të ndihmonin njëri-tjetrin për të bërë një ndryshim në këtë sezon zgjedhor.

“Thuaju miqve të tu, drejto fqinjët e tu të moshuar, thuaj fjalën tënde. Ndryshimi nuk vjen nëse nuk votoni”, tha Lopez. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme