Google ADS

Në natën e tensionuar të zgjedhjeve, qytetarët dalin në rrugë: Protestuesit përleshen me policinë

09:13 | 4 Nëntor 2020
L G

Ndërsa ra nata në ditën e zgjedhjeve, me mbylljen e qendrave të votimit dhe mbledhjen e votave, protestat kundër presidentit, Donald Trump u organizuan në rrugët e Uashingtonit, duke shkaktuar skena të tensionuara.

Qindra marshuan nëpër pjesë të kryeqytetit amerikan, ndonjëherë bllokuan trafikun dhe vendosën fishekzjarrë, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Demonstratat ishin kryesisht paqësore, por kishte raporte për përleshje dhe konfrontime jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan pas përleshjeve, njoftoi NBC Washington.

Gazetarja e CBS News Christina Ruffini shkroi në Twitter se “një lloj bombe tymi” duket se ishte përdorur.

Diku tjetër, kishte raporte për protesta të shpërndara në Los Angeles, California; Raleigh, Karolina e Veriut; Portland, Oregon dhe New York City.

Përpara zgjedhjeve, qindra biznese në qytete anembanë SHBA-së kanë mbyllur dyert nga frika e trazirave për rezultatin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme