Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njëkohësisht zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borell zhvilloi një telefonatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Përfaqësuesi i Lartë përshëndeti angazhimin e kryeministrit Rama për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të anëtarësimit në BE dhe përparimin vendimtar për plotësimin e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit të marsit 2020, që vendi është drejt përmbushjes, në funksion të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
“Me Shqipërinë më afër se kurrë për fillimin e negociatave të pranimit në BE, Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të përcaktuara nga Këshilli. Kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm për ta çuar vendin drejt hapit të radhës”, thuhet në njoftimin për medie të publikuar në faqen zyrtare të delegacionit të BE-së në Tiranë.
Në lidhje me politikën e jashtme, Përfaqësuesi i Lartë Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE. /ATSH/
Gratë ruse përballen me presion pasi kërkuan kthimin e burra...
Haradinaj viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra heroikisht n...
Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, Hovenier: Autorët të...
Pamje nga vizita e Kurtit në shtëpinë e heroit Afrim Bunjaku
Haxhiu: Vepra e Afrim Bunjakut do të mbetet e skalitur në hi...
Serbët provokojnë, ndezin qirinj në vendin ku u vranë terror...