Antonio Conte është i bindur se Interi është në rrugën e duhur, përkundër humbjes nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurrët u kthyen nga disavantazhi prej dy golash për ta barazuar rezultatin, mirëpo Los Blancos realizuan edhe një herë për ta fituar sfidën.
“Ky është Interi im, edhe i mirë edhe i keq. Mendoj se këto hapa janë të nevojshëm për t’u rritur dhe nuk e di sa skuadra kanë ardhur këtu në Madrid dhe kanë zhvilluar këtë lloj futbolli, që nga 2-0 me dy gola të dhuruar, të kthehen në lojë dhe të kenë shanse të fitojnë 3-2”.
“E pranuam golin e tretë dhe rezultati nuk ua jep djemve atë që e merituan për përpjekjet e tyre, por dëshmon se detajet mund ta ndryshojnë lojën”.
“Real Madridi e quajti finale, prandaj dha maksimumin, ishin të përqendruar, të vendosur dhe morën rezultat të rëndësishëm”, ka deklaruar Conte për Sky Sport Italia. /Telegrafi/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...