Xhafer Tahiri, qytetar nderi i shtetit të Iowa-s në SHBA, ka thënë se ky shtet do të mund ta përcaktojë fituesin e Zgjedhjeve Presidenciale.
Ai në Edicionin Special ka theksuar qoftë Donald Trump, qoftë Joe Biden po të fitojë, për Kosovën do të jetë e mirë, njofton Klan Kosova.
“Liderët politikë në Kosovë nuk do të duhet të deklaroheshin për një kandidat ose tjetrin mbi bazën e ideologjisë që i bashkon. Gara atje duhet të jetë shumë e ngushtë. Ndaj mendimin me shumë njerëz në SHBA që Administrata Trump ka qenë e vendosur për të dhënë një zgjidhje për Kosovën – debllokimin e saj”, ka thënë Tahiri, i cili është Kryetar i Komunës së Vushtrrisë.
“Kam takuar Biden personalisht dhe ia kam dorëzuar deklaratën e pavarësisë. Lidhja e tij historike dhe emocionale i bën mirë Kosovës, por cilido kandidat që fiton, Kosova fiton”.
Përurohet çerdhja e re në Komunën e Suharekës, marrin pjesë ...
Vdes i aksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova”
IIPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve: Njëri që plago...
Ambasadori italian mirëpret komandantin e ri të KFOR-it në K...
Eminem do të bëhet gjysh
Boris Johnson pretendon se Netanyahu i vendosi përgjues në t...