Festa e mjaltës edhe në Gjakovë

15:31 | 5 Nëntor 2015
Arbresh.info

Shoqata e bletarëve Flora në bashkëpunim dhe mbështetje të Komunës së Gjakovës edhe sivjet do të organizoi manifestimin tash më tradicional festa e mjaltës 2015.

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjakovës, edhe kësaj radhe, kjo festë do të zgjatë dy ditë më datën 06 dhe 07 nëntor.

Manifestimi mbahet në ambientet e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” duke filluar nga ora 9:00 deri në orën 16:00 për dy ditë rresht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme