Sipas një sondazhi të fundit të publikuar nga CNN, votuesit amerikanë në ditën e zgjedhje kanë përmendur ekonominë e vendit.
Së paku, një në tre votues e kanë përmendur ekonominë si çështje kyçe që ua ka determinuar votën për kandidatin presidencial, ndërsa 1 në 5 persona kanë folur për pandeminë, transmeton portal arbresh.info
Një pikë tjetër kryesore që kanë përmendur ata është krimi dhe siguria në vend, ndërkaq kanë potencuar edhe politikat shëndetësore.
Kujtojmë se pas ardhjes së Trump në pushtet, paketa shëndetësore Obamacare, ‘ra nga sistemi’.
Më shumë se gjysma e votuesve kanë thënë se është e rëndësishme që të menaxhohet mirë pandemia, sesa të rindërtohet ekonomia.
SHBA ka numrin më të madh të të prekurve me koronavirus.
Gjatë votimeve të sotme, njerëzit janë shfaqur me maska dhe kanë respektuar distancën sociale për shkak të pandemisë./arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...