Beqiri ka një lajm për Trustin: Paratë e Trustit janë tuajat

20:31 | 3 Nëntor 2020
M. A.

Anëtari i LDK-së në Komisionin për Integrime Evropiane, Ismet Beqiri në mbledhjen e sotshme ka folur edhe për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Në këtë mbledhje u votua Projektligji për Rimëkëmbje, këtë e bëri të ditur Beqiri në një postim në Facebook.

Beqiri ka thënë se shpreson që i njëjti të votohet edhe në Kuvend javën tjetër.

Tutje, Beqiri tha se paratë e Trustit janë të qytetarëve dhe nuk ua mohojm këtë.

Postimi i plotë i tij:

Miqtë e mi të dashur,

Sot mbajtëm mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane.

Votuam mes tjerash Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Shpresojmë që gjatë javës i njëjti të votohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Votimi i tij ndihmon Ekonominë e vendit, krijon mundësinë ligjore për qytetarët që dëshirojnë, të tërheqin mjetet e tyre nga Trusti ( 10% ).

Ato janë para të tyre, nuk kemi të drejtë të ua mohojmë këtë, në një gjendje të rënduar ekonomike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme