Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përshëndeti angazhimin e kryeministrit Edi Rama për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e pranimit në BE.
Po ashtu dhe për përparimin vendimtar në përmbushjen e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit të marsit 2020, të cilat vendi është afër për të përmbushur, në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare.
Me Shqipërinë më afër se kurrë në fillimin e negociatave të pranimit në BE, Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli. Kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm në sjelljen e vendit në hapin tjetër.
Në lidhje me politikën e jashtme, Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE./tch
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...