Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se për çështjen e të pagjeturve fajin nuk e ka qeveria e as kuvendi, por Beogradi zyrtar.
Në seancën e kuvendit që po mbahet për çështjen e të pagjeturve, Haradinaj ka thënë se , “sot Kuvendi e ka mundësinë që të marrë vendim se çfarë qëndrimi duhet të ketë Kosova në raport me Serbinë për problemin e të pa gjeturve.
Organi më i lartë legjislativ gjatë debatit parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që mban të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë gjenocidit në Kosovë, ku Haradinaj ka kërkuar falje publike pse nuk ka arritur të bëjë më shumë në zbardhjen e fatit të tyre.
“Unë si deputet i Parlamentit të Kosovës kërkoj falje publike pse nuk kam mund të bëj më shumë për ata njerëz, të cilët na mungojnë sot”, ka deklaruar ai./arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...