Trajneri i Interit, Antonio Conte ka qenë i zhgënjyer nga mesfushori Christian Eriksen, në javët e fundit.
Eriksen ka dështuar të tregojë kualitetin në “San Siro” gjatë javëve të fundit, gjë që ka shkaktuar të humbë besimin e teknikut italian, transmeton lajmi.net.
Sipas Gazzetta dello Sport, lojtari mund të largohet gjatë janarit dhe Conte e ka lënë derën hapur për shitjen e tij.
Thuhet se Conte nuk ka qenë fare i kënaqur me paraqitjen e mesfushorit në ndeshjen e fundit ndaj Parmas, ndeshje në të cilën fituan vetëm një pikë (2 – 2).
Eriksen iu bashkua Interit gjatë afatit të janarit nga Spurs në janar dhe deri me tani ka bërë 33 paraqitje, 15 prej tyre ishin titullarë, derisa ka kontribuar me katër gola dhe tri asistime.
Lojtari pëlqehet nga PSG-ja dhe Borussia Dortmundi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...