Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik e që ka të bëjë për periudhën prej 26 tetor deri më 1 nëntor, janë testuar 17.299 që paraqet një rritje prej 23.6% në krahasim me javën e kaluar.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 5.800 raste të reja në 35 qytete të vendit dhe me rritje prej 70.1% krahasuar me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi me 2.690 raste të reja apo 46.4 për qind.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe 33.5 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Janë regjistruar të infektuar nga të gjitha moshat. Mosha më e prekur nga virusit COVID-19 është 30-39 (1.283 apo 22,1%). Numër të madh të të infektuarve ka edhe te grupi i moshuar mbi 60 vjet apo (1.169 raste; 20.2%), 40-49 vjet (1.089; 18.8), 50-59 vjet (1.056; 18.2%) dhe 20-29 (866; 14.9%). Numri më i vogël është regjistruar te fëmijët prej moshës 0-9 vjet (94; 1.6%) dhe 10-19 vjet (243; 4.2%).
Prej 4.800 rasteve të reja nga java e kaluar 2.793 apo 48.2 për qind janë të gjinisë femërore dhe 3.007 apo 51.8 për qind janë të gjinisë mashkullore.
Gjatë kësaj jave janë rikuperuar edhe 2.262 pacientë që është për 696 më shumë se java e kaluar. Ka pasur 88 raste të vdekjes në 21 qytete që është një rritje për 4.8% në krahasim me javën e kaluar. Prej rasteve të vdekjes, 70 pacientë kanë qenë mbi 60 vjet, 12 pacientë 50-59, 4 pacientë janë të moshës 40-49 dhe me nga një në moshat 30-39 dhe 20-29 vjet.
Raporti i detalizuar i ISHP-së për gjendjen me COVID-19 mund ta shihni në këtë link./Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...