Google ADS

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon sulmet terroriste në Paris dhe Vjenë

15:04 | 3 Nëntor 2020
A. B.

Ngjarjet e ditëve të fundit në Paris e Vjenë kanë shkaktuar një tronditje të thelle në mbarë botën e qyteteruar.

Ato shkojnë kundër bashkëjetesës e vlerave të qyterimit dhe janë shfaqje të dhunës ekstreme, të dënuëshme për gjithsejcilin që mendon për prosperitet dhe paqe.

Këshilli i Ambasadoreve Shqiptarë i dënon me force këto sulme mizore që kanë përzgjedhur të targetojnë simbolet e vlerave evropiane, sikundër dënon me forcë çdo lloj retorike e gjuhe urrejtjeje që nxisin sulme të tilla.

Mendimet dhe lutjet tona ndodhen në Paris e Vjene, aty ku ka sot më shumë nevoje për solidaritet e fuqi njerëzore për të tejkaluar dhimbjen e madhe që kanë shkaktuar këto sulme barbare.

Jemi të bindur se vlerat njerëzore do të triumfojnë mbi çdo lloj ekstremizmi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme