Google ADS

Pas sulmit në Vjenë reagon BIK-u: Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin

13:57 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmit terrorist mbrëmjen e kaluar në Vjenë.

Përmes një komunikate për media BIK’u ka thënë se sulmi në Vjenë është vepër e dënueshme dhe e papranueshme, shkruan Arbresh.info.

“Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin” . Kurani

Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në reagimin e BIK’ut.

“Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij. Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë. “Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”. Muhamedi a.s”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/

Të ngjashme