E dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 43 vjeçarja e shumëkërkuar

13:54 | 3 Nëntor 2020
L G

Një 43 vjeçare e identifikuar si Ana Qendro është arrestuar nga Policia e Vlorës.

Mbi Qendron rëndon akuza e shfrytëzimit të protitucionit, ndërkohë që mësohet se ajo ka qenë e dënuar edhe më parë për vjedhje dhe prodhim e shtije narkotikësh.

43 vjeçarja ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit në Vlorë e ka dënuar me 8 vite burg.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 07.04.2017, shtetasja Xh. D. ka bërë kallëzim se është shfrytëzuar për prostitucion nga shtetasja Ana Qendro”, njofton Policia./Oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme