Google ADS

Policia franceze arreston personin që u pa me një thikë gjigante në metro

13:53 | 3 Nëntor 2020
A. B.

Një burrë që eci rreth zonës “Pere Lachaise” të Parisit qendror i armatosur me një thikë të madhe, sot (e martë) është arrestuar në dhomën e tij të hotelit, tha një zëdhënës i policisë.

Kalimtarët e rastit e raportuan burrin në polici, shtoi po i njëjti zëdhënës, raporton “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

Si pasojë e këtij incidenti, nuk kishte viktima por rasti do të hetohet në vazhdim-shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme