Piktori post-impresionit, Vincent van Gogh, ka të ngjarë të ketë përjetuar moment të delirit të shkaktuara pas heqjes dorë nga alkooli.
Artisti i njohur, njihet për gjestin e tij, që preu veshin e majtë përgjatë një debati.
Studime të shumta theksojnë se ai nuk po kalonte “një periudhë e çmendurisë së një artisti të thjeshtë”, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit në Hollandë kanë hedhur në dritë disa detaje të reja mbi gjendjen e tij mendore.
Ekspertët në Qendrën Mjekësore Universitare Groningen zhvilluan një ekzaminim psikiatrik bazuar në qindra letra që ai shkroi, shumica për vëllain e tij të dashur, Theo, si dhe të dhënat ekzistuese mjekësore.
Ata zbuluan se artisti përjetoi dy episode deliri në kohën që e preu veshin.
Por, pasi pacienti në këtë rast nuk mund të intervistohej, studiuesit theksuan se përfundimet e tyre duhet të trajtohen me kujdes.
Van Gogh mendohet të ketë vuajtur nga një kombinim i çrregullimeve psikiatrike, me shumë gjasa personaliteti bipolar dhe kufitar, por sëmundjet e tij të dyshuara nuk janë diagnostikuar kurrë.
Studimi i ri thekson se artisti mund të mos ketë vuajtur nga skizofrenia, megjithatë ai ishte i sëmurë nga epilepsia.
Në rastin e Van Gogh, aktiviteti epileptik mund të ishte shkaktuar nga dëmtimi i trurit si rezultat i stilit të tij të jetesës. Abuzimi me alkoolin, kequshqyerja, gjumi i dobët dhe lodhja mendore të gjithë mund të kenë qenë faktorë, thonë studiuesit.
Studimi i botuar në International Journal of Bipolar Disorders është udhëhequr nga Profesori i psikiatrisë, Ulliem Nolen, i cili paralajmëroi që Van Gogh mund të kishte “minimizuar ose madje zbukuruar disa gjëra” në letrat e tij.
“Megjithëse [ato] përmbajnë shumë informacione, duhet të kujtojmë se ai nuk ua shkruajti atyre mjekëve të tij, por … anëtarëve të familjes dhe të afërmve të tjerë për t’i informuar, për t’i qetësuar ata ose për të bërë diçka, “tha ai, duke shtuar se “letrat duhet të merren me rezervë”.
Krijimtaria e Van Gogh-ut nganjëherë i atribuohet çështjeve të tij të shëndetit mendor, por ekspertët e artit argumentojnë se arritjet e tij ishin të rrënjosura në aftësitë e zanatit të tij, të cilat ai punoi shumë për t’i zhvilluar gjatë shumë viteve.
Në fakt, studimet kanë gjetur se ai nuk ka punuar asnjëherë gjatë kohës kur po kalonte nëpër kriza.
Pavarësisht trazirave të tij të brendshme, Van Gogh ishte thellësisht i motivuar për të vazhduar pikturën dhe ai përshkroi “miqësitë e thella” si ilaçin e tij të vetëm. Ai vdiq më 29 korrik 1890, vetëm dy ditë pasi u përpoq të merrte jetën e tij./arbresh.info/
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...