Të shtunën e 31 tetorit në Republikën e Kosovës u shënua numri rekord i rasteve me COVID-19, ku për 24 orë u konfirmuan 514 persona me coronavirus. Po të shtunën Qeveria e Kosovës vendosi masa të reja për parandalimin e përhapjes së infektimit me këtë virus.
Numri i personave të shtrirë në Klinikën Infektive po ndërron çdo ditë, ku për momentin janë 102 pacientë të shtrirë, ndërsa ka vend edhe për 15 të tjerë.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikën Infektive, Lindita Berisha në një prononcim për Telegrafin tha se në mesin e pacientëve të infektuar me COVID-19, janë dy pacientë që po trajtohen në mjekim intensiv.
“Ne sot në Klinikën Infektive i kemi 102 pacientë të hospitalizuar me COVID-19, prej të cilëve 62 janë me oksigjeno terapi dhe dy janë në respirator, duke u trajtuar në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive. Gjatë 24 orëve të fundit i kemi pas 160 raste ambulantore të cilët janë menaxhuar nga Klinika Infektive”, u shpreh Berisha.
Berisha tha se në këtë klinikë mund të pranojnë për momentin edhe 10 apo 15 pacientë, por që siç tha nga kjo klinikë çdo ditë lirohen pacientë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Klinika Infektive ka kapacitet deri në 120 shtretër që mund të pranojmë pacientë, mirëpo në disa raste për shkak të specifikave të sëmundjeve, për arsye që ka pacientë që përveç COVID-19, mund të ketë edhe sëmundje të tjera, kështu që kemi për momentin vend edhe për 10 apo 15 vende. Mirëpo, në gjatë ditës vazhdimisht lirojmë pacientë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dje për shembull i kemi liruar 12 pacientë dhe kemi pranuar 10 pacientë”, tha Berisha.
Infektologia apeloi tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore, duke theksuar se vetëm së bashku mund ta kalohet kjo gjendje e vështirë.
“Çdo rekomandim i institucioneve shëndetësore, bartja e maskës, higjiena personale dhe mos-grumbullimi në hapësira të mbyllura është ajo që më së shumti qytetarët mund të na ndihmojnë në këtë situatë”, porositi drejtoresha e Klinikës Infektive.
Ndryshe, të shtunën e 31 tetorit se për ta ndalur hovin e infeksionit me COVID-19, janë ndërmarrë masa shtesë.
Të gjitha qendrave tregtare u është ndaluar veprimtaria nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit e po ashtu gastronomisë i është ndaluar puna nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç ‘take away’.
Po ashtu nuk është përjashtuar mundësia për shtrëngim të mëtejmë të masave nëse vazhdon të rritet numri i infeksioneve si dhe mundësia për mbyllje gjatë vikendeve.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit