Thonjtë mund të jenë pjesa e vetme e trupit të cilëve nuk është se u kushtojmë shumë vëmendje, por duhet të dimë se ato tregojnë shumë në raport me shëndetin.
Trupi ynë gjithmonë na jep shenja për shëndetin dhe shumë lehtë na tregon kur nuk jemi mirë, transmeton portal arbresh.info
Nutricionistja australiane Fiona Takotkri ka zbuluar për The Sun disa ndryshime në thonjtë e saj që nuk duhen injoruar dhe çfarë saktësisht tregojnë ato.
Pikat e bardha
Ekziston një teori që thote se pikat e bardha në thonjë shfaqen kur kemi mungesë të kalciumit. Kjo është e vertëtë, por ato shfaqin edhe mungesa tjera të mineraleve në trup. Mungesa e zinkut dhe ushqimi i dobët gjithashtu mund të jenë pasojë e dobësimit të thonjëve. Ju mund t’i zgjidhni me lehtësi këto probleme duke ndryshuar ushqimin që hani dhe duke bërë një pushim nga xhelatimi dhe lustrimi i thonjve tuaj.
Thonjtë blu
Në ditët e ftohta, thonjtë mund të marrin një ngjyrë në blu dhe lejla dhe kjo nuk është asgjë e pazakontë. Nuk keni nevojë të shqetësoheni, por vendosni dorëza dhe mbani duart ngrohtë. ga ana tjetër, arsyeja mund të jetë mungesa e hekurit në trup. “Gjaku po lufton të qarkullojë në të gjithë trupin,” tha Fiona, duke shtuar se mungesa e hekurit mund të çojë në anemi, kështu që ajo ju këshillon të filloni ta merrni atë.
Thonjtë e plasaritur dhe të verdhë
Duhanpirësit shpesh kanë thonjë të verdhë dhe të plasaritur, por nëse vini re se thonjtë tuaj janë të vështirë për tu rritur dhe janë bërë më të trashë, kjo mund të tregojë artritin. Gjithashtu, ngjyra e verdhë e thonjve mund të jetë pasojë e sëmundjeve të mushkërive. Nëse kjo gjendje nuk zhduket për një kohë të gjatë, vizitoni një mjek, transmeton portal arbresh.info
Njollat e zeza në thonjë
Nëse e keni lënduar gishtin dhe shfaqen njollat e zeza, mos u shqetësoni. Ajo do të kalojë më kohë, por nëse nëse njollat e zeza filluan të shfaqen papritmas dhe nuk zhduken, drejtohuni menjëherë te mjeku sepse mund të jetë shenjë e melanomës, kancerit të lëkurës.
Thonjtë e hollë
Nëse thonjtë tuaj thyhen lehtë dhe janë të butë kur i prekni, atëherë kjo do të thotë se keni mungesë të proteinave. Është e rëndësishme që të konsumoni ushqim të bollshëm me proteina në çdo vakt, por edhe të merrni mjaft vitamina D dhe A në trup. Për vitaminën D, ju mund të ekspozoheni në diell dhe të merrni vitaminën A përmes perimeve jeshile dhe karotave./arbresh.info/
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...