Barcelona është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të sulmuesit uruguaian Darwin Nunez.
Barça pritet të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit, pasi që trajneri Ronald Koeman e kërkon dyshen holandeze Gini Wijnaldum dhe Memphis Depay dhe do të tentojnë përsëri për mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, raporton Gazeta Express.
Sidoqoftë, gjiganti katalonas ka shfaqur interesim edhe për 21-vjeçarin e Benficës, Nunez, për të cilin do të tentojnë në fund të sezonit.
Koeman gjithashtu është i interesuar për yllin uruguaian dhe dëshiron që ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm, por vetëm në rast së Barcelona e paguan çmimin e kërkuar nga Benfica i cili është 40 milionë euro.
Nunez ka shënuar katër gola në shtatë ndeshje gjatë këtij sezoni dhe një het-trik kundër Lech Pozan në kuadër të Evropa Ligës.
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetsh...
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...