Çdo 30 sekonda, infektohen me Covid-19 qytetarët e Parisit dhe çdo 15 minuta një pacient i ri arrin në spitale, thotë Ministrja e Shëndetësisë, Olivia Veran.
Në një intervistë për RTL, ministrja e shëndetësisë në mënyrë indirekte iu përgjigj kërkesave të kryebashkiakes së Parisit, Anne Hidalgo, për të lejuar punën e librarive më të vogla dhe dyqaneve të tjera të vogla në mënyrë që të mirëmbajë tregtinë dhe aktivitetet themelore socio-ekonomike në Paris, e cila është në bllokim, njoftoi Reuters, transmeton portal arbresh.info
29-vjeçari me koronavirus u hodh nga dritarja e spitalit, nëna e tij bën rrëfimin prekës
Veran vlerësoi se një vendim i tillë do të ishte shumë i rrezikshëm, duke pasur parasysh valën dramatike të përhapjes të koronavirusit në kryeqytetin francez.
“Ne duam të shpëtojmë parisianët dhe popullin e Francës dhe do ta bëjmë atë me vendosmëri dhe qëndrueshmëri,” tha Ministrja e Shëndetësisë e Francës, Olivia Veran./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...