Google ADS

Milani do t’i ofrojë Kessiet vazhdim kontrate

08:51 | 3 Nëntor 2020
L G

Milani është duke planifikuar t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit Franck Kessie – njofton MilanNews.it.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka shënuar një gol në 11 paraqitje për Rossonerët dhe është treguar mjaft i rëndësishëm për skuadrën.

Kontrata aktuale e tij skadon në qershor të vitit 2022, ndërsa klubi dëshiron t’ia zgjatë atë.

Prioritet i Milanit është vazhdimi i kontratave të Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu, ndërsa pastaj do të merret me rastet tjera.

Ndryshe, Rossonerët janë në krye të tabelës së Serie A, ku pas gjashtë xhirosh kanë arkëtuar 16 pikë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme