Sot bëhen 25 vjet nga vdekja e plakut të urtë Anton Çetta.
Ai mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punë e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.
Por veprimtaria e tij më e madhe është në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve. Kjo lëvizje u zhvillua në fillim të viteve të 90-ta dhe arriti për një kohë të shkurtër të pajtojë hasmëritë mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.
Kjo lëvizje e udhëhequr nga plaku i urtë, u përkrah nga studentët dhe intelektualët e kohës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës sivjet ka vendosur që nëntori të jetë muaji i Anton Çettës, duke u shënuar me një varg aktivitetesh si përurimi i veprave të Anton Çettës, përurimi i Kullës se Fazli Buqollit në Raushiq.
MKRS ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji do të ketë edhe ekspozita, filma dokumentarë e simpoziume shkencore në Tiranë dhe Prishtinë.
Ndryshe, viti 2020 shënon 30-vjetorin e pajtimit të gjaqeve, kthesës historike mbarë popullore në Kosovë e jashtë saj, që i kontribuoi zhdukjes së hasmërive dhe shërimit të shoqërisë shqiptare e pajtimit mes njerëzve.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin