Google ADS

Gëzim Kelmendi reagon pas sulmit në Vjenë

00:32 | 3 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Një sulm terrorist ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë. Disa persona janë lënduar ndërsa raportohet edhe për të vdekur.

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

“Vrasja që ka ndodhur sonte në Vjenë është akt i tmerrshëm terrorist. Ata që kanë bërë këtë krim monstruoz meritojnë dënim të ashpër. Terrorizmi nuk njeh fe, komb as racë. Terrorizmi dhe terroristët meritojnë goditje të fuqishme. ZOTI dhuroftë paqe e qetësi në Austri në veçanti dhe në botë në përgjithësi.”, ka thënë ai./blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme