Një sulm terrorist ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë. Media të ndryshme botërore raportojnë për disa të vdekur gjatë të shtënave me armë në kryeqytetin austriak. Një përdorues i rrjetit social Tëitter, përmes një shkrimi kishte paralajmëruar gjatë ditës për sulmet që ndodhën sonte.
Në një cicërimë ky person ka thënë “Prisni për befasinë”. Këtë shkrim, ky person e ka bërë në ora 14:56.
Ndërsa në një shkrim tjetër nga Policia e Austrisë ku informonte lidhur me zhvillimet e fundit, ky person ka thënë “Betohem në Allah se nuk keni parë akoma asgjë”,.
Në një shkrim tjetër ka shkruar “Do të fusim frikë dhe do t’iu terrorizojmë edhe në ëndrrat tuaja kur ju të flini gjumë”.
Pastaj, në një shkrim tjetër ka thënë “Gjak për gjak”. Ndërsa në një tjetër kishte shkruar “HAHAHA… Elhamdulilah”.
Pas këtyre shkrimeve, llogaria e këtij personi është bllokuar për shkak se mori shumë ‘report’ nga përdorues të tjerë në twitter.
Policia e Austrisë ka bërë thirrje të shmangen të gjitha sheshet e qytetit. Gjithashtu kanë thënë se po veprojnë me të gjitha forcat në dispozicion sepse deri tash ka disa të vrarë dhe të plagosur.
Policia e Vjenës përmes një shkrimi në twitter ka njoftuar se po përballen me të shtëna në gjashtë lokacione të ndryshme në kryeqytet.
“Në ora 8:00pm, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Seitenstettengasse. Disa të dyshuar të armatosur me pushkë automatike në gjashtë lokacione të ndryshme. Një i vrarë dhe disa të plagosur. Një i dyshuar i vrarë nga forcat e rendit”, thuhet në reagim.
Media austriake, Heute, ka raportuar se disa persona janë marrë peng ndërkohë që raportohet po ashtu se njëri prej sulmuesve është vrarë.
Sipas një fotografie që është bërë virale në Tëitter, katër të dyshuarit janë dorëzuar, e më pas arrestuar nga Policia e Austrisë./expres/
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale