Terrori në Vjenë, Meta: Lajm i tmerrshëm, qëndrojmë me vendosmëri me aleatët

23:35 | 2 Nëntor 2020
Arbresh.info

Presidenti shqiptar Ilir Meta dënon sulmin sonte në Vjenë, ndërsa shpreh vendosmërinë krah aleatëve në luftën kundër terrorizmit.

“Lajme të tmerrshme nga Vjena sonte. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe njerëzit e Vjenës. Ne qëndrojmë me vendosmëri me aleatët tanë austriakë dhe ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit” shkruan ai.

Nga sulmi në Vjenë në 6 pika të ndryshe të qytetit, të paktën 7 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën./ Abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme