NASA po ndjek asteroidin 2020 TGI, i cili pritet të prek orbitën e Tokës të shtunën më 7 nëntor dhe vlerësohet të jetë potencialisht më i madh se katedralja e Shën Palit.
NASA po ndjek një asteroid gjigant, i cili ka të ngjarë të jetë më i madh se katedralja e Shën Palit në Londër – që pritet të kalojë pranë Tokës, shkruan Daily Star.
Asteroidi 2020 TGI është duke ecur me shpejtësi të madhe, i cili do të kapërcejë pranë planetit tonë të shtunën, 7 nëntor, transmeton Telegrafi.
Asteroidi po ecë me shpejtësi prej 13,02 kilometra në sekondë, që është ekuivalente me 45 mijë kilometra në orë.
Është klasifikuar si një asteroid Apollo – një kometë ose asteroid i cili kalon orbitën e Tokës.
Qendra e NASA-s për Studimet e Objekteve të Tokës së Afërt po monitoron shkëmbin hapësinor.
Për ta vënë këtë në perspektivë, asteroidi do të kalojë 5,6 milionë kilometra larg Tokës, që do të thotë se shkëmbi nuk ka shumë të ngjarë të përplaset me Tokën.
Asteroidi 2020 TGI do të jetë i gjerë diku nga 79 deri në 180 metra.
Asteroidi në teori është më i madh se katedralja e Shën Palit në Londër.
Toka nuk ka parë një asteroid të shkallës apokaliptike që nga shkëmbi hapësinor që zhduku dinozaurët 66 milionë vjet më parë.
Shumica e asteroideve nuk do të vijnë në kontakt me atmosferën e Tokës, por në raste të rralla ato mund të shkaktojnë probleme për sistemet e motit.
Ekipi i astronomëve të NASA-s aktualisht po ndjek rreth 2,000 asteroide, kometa dhe objekte të tjera që mund të fluturojnë afër Tokës.
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...