Duke folur për cështjen e incerenatorëve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se LSI ka qenë e para që ka denoncuar. Petrit Vasili u shpreh, ajo kur ishte ministër Drejtësisë i ka dërguar një letër kryeministrit për këtë çështje si dhe ka bërë konsulta me qytetarët.
‘LSI është e para që kur ka qenë z.Vasili Ministër Drejtësie, po ju nuk doni ta mbani mend këtë dhe po ta them dhe njëherë është i pari, pse ky z.Vasili nuk ishte i LSI që ishte Ministër Drejtësie dhe ka kërkuar bashkëbisedim dhe konsulencë me qytetarët për çështjen e inceneratorëve. Apo këtë nuk e quajmë ne, se kjo është në favor të opinionit publik, është në favor të LSI. Po ne duam që këtë zotërinë që është marrë peng nga Edi Rama dhe ca të tjerë këtë t’ja çojmë LSI. Merru me ketë, merre letrën e z.Vasili, lexoje, publikoje te portalet e tua, publikoje te faqja jote dhe thuaj bravo i qoftë Petrit Vasilit që ka qenë ministër drejtësie dhe qe ka kërkuar këtë gjë. Dhe merr pastaj procesverbalet e qeverise ca ka thënë Ed Rama atje , se s’më takon mua le të flasë z.Vasili. Pra çështja e inceneratoreve është shumë e qartë në marrëdhënie me LSI’./gazetatelegraf/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...