Disa persona është raportuar të jenë plagosur në qendër të Vjenës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka thënë policia të hënën përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, pasi një e përditshme ka raportuar për një sulm në një sinagogë.
“Ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër – ka persona të plagosur – rrini larg vendeve publike dhe transportit publik”, ka thënë policia.
Incidenti ka ndodhur afër sheshit Schwedenplatz.
Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, ka thënë se sulmi i së hënës besohet se është terrorist.
Shots fired in the Inner City district – there are persons injured – KEEP AWAY from all public places or public Transport – don’t share any Videos or Fotos!
— POLIZEI WIEN (@LPDWien) November 2, 2020
“Në këtë moment mund të konfirmoj se besojmë që duket se kemi një sulm terrorist”, ka thënë ai.
Policia e Vjenës u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shpërndajnë video dhe fotografi nëpër rrjetet sociale.
“Kjo gjë rrezikon forcat policore si dhe popullsinë civile”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.
Oskar Deutsch, i cili është në krye në komunitetit të hebrenjve në Vjenë, ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në rrugën ku gjendet sinagoga kryesore e qytetit, mirëpo ende nuk është e qartë nëse ky institucion ka qenë shënjestër, transmeton agjencia e lajmeve, AP.
Sinagoga veçse ka qenë e mbyllur në kohën e shtënave, ka thënë Deutsch.
Agjencia austriake e lajmeve, APA, ka cituar Ministrinë e Brendshme të ketë thënë se një sulmues është vrarë, derisa tjetri është në arrati.
Mirëpo një zëdhënës i Ministrisë ka thënë se të paktën një i dyshuar është dërguar në mbajtje pas incidentit.
Një zyrtar policor është plagosur seriozisht, ka thënë ky zëdhënës sipas agjencisë së lajmeve APA.
Policia ka thënë se operacioni në qendër të qytetit është duke vazhduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e sakta të incidentit.
Ambasada e Kosovës në Vjenë ka lutur qytetarët që jetojnë atje që të qëndrojnë në vende të sigurta./REL/
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...