Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se Qeveria nesër do të diskutojë dhe do të merr vendim për kufizimin e punës së objekteve hotelerike deri në ora 21:00.
“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për çdo ditë i ndjek ngjarjet dhe ndjek gjendjen epidemiologjike në shtet dhe sipas analizave do të duhet të parashtrojnë edhe propozime të tjera. Momentalisht e rëndësishme është që të respektojmë masat, të mbajmë maska, të mbajmë higjienë dhe të mbajmë largësinë trupore në mënyrë që të ulet numri i të infektuarve”, tha Bekteshi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se sipas të dhënave të epidemiologëve, pjesa më e madhe e të infektuarve vinë nga organizimi i festave në objekte hotelerike dhe festat në shtëpi.
“Kjo tani nuk do të lejohet. Tashmë miratuam ligj të ri me të cilin do të ndërmerren të gjitha masat që të respektohen protokollet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse”, tha mes tjerash Bekteshi.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani