Një sulm i dyshuar terrorist ka tronditur mbrëmjen e sotme Austrinë. Një person është vrarë dhe disa janë plagosur pas një sulmi me armë dhe bombë pranë një sinagoge në Vjenë.
Të shtëna me armë u raportuan pranë Schwedenplatz, një nga sheshet kryesore në kryeqytetin austriak.
Policia në Austri ka rrethuar hapësirën afër një sinagoge, pas njoftimeve për të shtëna me armë.
Disa pamje të postuara në mediat sociale treguan njerëzit duke u larguar ndërsa të shtënat mund të dëgjohen në sfond.
Ndërkohë një video e xhiruar nga një kalimtar dhe e postuar në internet tregon policinë e armatosur në një rrugë në Vjenë duke u bërtitur njerëzve që të largohen nga rruga e tyre.
Dëshmitarët okularë raportuan “të paktën 50 të shtëna”. Pamje të tjera tregojnë të të paktën një personi të plagosur. I shtrirë në tokë përpara një lokali, ndërsa kishte gjakderdhje.
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...
Superliga vazhdon sot me dy superduele
Të kripura apo të ëmbla në mëngjes, çfarë këshillohet
Izraeli përshkallëzon sulmet kundër Hezbollahut
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kom...
Shënohet 25 vjetori i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Koso...