Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet sipas planit kontingjent për furnizim me ushqim dhe barëra për familjet me gjendje të rëndë sociale, në kuadër të kujdesit për përballimin e fazës së dytë të COVID-19.
Kështu ka thënë përmes një postimi i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, derisa ka treguar gjendjen momentale me koronavirus në këtë komunë.
Ky është postimi:
Sipas rekomandimeve të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e bordit të drejtorëve, kemi diskutuar edhe për masat e reja anti-COVID-19, të cilat do të zbatohen në përputhje me vendimin qeveritar.Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve kundër përhapjes së virusit, siç është mbajtja e maskës, ruajtja e distancës sociale dhe pastrimi i duarve.Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Gjilan është si vijon: 1467 të infektuar në total, 1182 të shëruar, 48 të vdekur, 237 raste aktive, 21 të hospitalizuar dhe 208 mostra në pritje për rezultat./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?