Zizu e lë në shtëpi Odegaardin, fton 21 lojtarë për ndeshjen me Interin

20:06 | 2 Nëntor 2020
L G

Zinedine Zidane ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

Në mesin e 21 futbollistëve të ftuar nuk është Martin Odegaard.

21-vjeçari është rikthyer nga lëndime dhe ditët e fundit është stërvitur normalisht me skuadrën, por Zidane ka preferuar që të mos rrezikojë me norvegjezin.

Eder Militaro do të mungojë për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa për shkak të dëmtimeve do të mungojnë Dani Carvajal dhe Nacho Fernandez, raporton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme