I pari i LDK’së Isa Mustafa thotë se në Bruksel me Serbinë po dialogohet për njohje reciproke bazuar në platformën e Qeverisë Hoti, por sipas tij, kjo nuk është qasja e Serbisë. Mustafa thotë Serbia po provokon marrëveshjen në Uashington dhe e cilëson si një eskalim të ri të Serbisë.
“Në Bruksel po dialogohet për njohje reciproke bazuar në Platformën e Qeverisë, të cilën e ndjek Kryeministri Hoti. Kjo është qasja e Kosovës. Por po duket se kjo nuk është qasja e Serbisë”, thotë Mustafa.
“Qeveria e Serbisë u betua gjatë zgjedhjes së saj se do ta ruajë “Kosovën dhe Metohinë”. Nuk ka pasur reagime të BE’së për këtë veprim që është edhe provokim për dialogun. Është provokim edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit. Është një eskalim i ri i Serbisë, i cili vë në pikëpyetje konstruktivitetin e tyre në procesin e dialogut”, tha Mustafa për RTV21.
Ai shtoi se Serbia po e akuzon Kosovën për mosimplementim të Asociacionit, por Serbia nuk po tregon se janë me dhjetëra marrëveshje qe i ka nënshkruar dhe nuk i ka zbatuar.
Edhe sot në një intervistë për Tanjug, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha se s’mund ta pranojnë qëndrimin e Prishtinës se pas njohjes nga Serbia do ta formojë Asociacionin.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin