Google ADS

Mbi 500 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

19:12 | 2 Nëntor 2020
L G

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.325 testime dhe janë regjistruar 565 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 230janë në Shkup, Kumanovë 35, Prilep 65, Shtip 13, Tetovë 39, Strugë 1, Veles 27, Manastir 15, Kavadar 10, Ohër 3, Gostivar 27, Gjevgjeli 13, Strumicë 17, Kriva Pallankë 6, Radovish 7, Krushevë 3, Koçani 15, Probishtip 3, Berovë 5, Vallandovë 3, Vinicë 3, Dellçevë 2, Kratovë 6, Sveti Nikole 4, Kërçovë 3, Negotinë 9 dhe Resnjë 1,njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetëisë, sot ISHP po ashtu regjistroi 154 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 32997 pacientë, ku prej tyre 21244 janë shëruar dhe 1025 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 10728 raste aktive me COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme