Google ADS

“E zeza dhe e kuqja”, romani më i ri i Mehmet Krajës

14:16 | 5 Nëntor 2015
Arbresh.info

 

Në edicion të shtëpisë botuese “Onufri” të Tiranës del në qarkullim romani më i ri i Mehmet Krajës “E zeza dhe e kuqja”, një roman voluminoz, që sublimon përvojën e gjatë të autorit në fushën e prozës romanore.

“E zeza dhe e kuqja” është një rrëfim vërshues për historinë dhe aktualitetin që ende nuk është bërë histori, për “Shqipërinë e brendshme” dhe “Shqipërinë e jashtme”, për të zezën dhe të kuqen nga të dy anët, për kufirin që i ndan dhe absurdin në mes, transmeton Arbresh.info

Janë përfshirë njëqind vjet “Shqipëri të matanshme”, tri gjenerata që e pësojnë nga një atdhe që është fat dhe mallkim njëkohësisht.

Karaktere dhe heronj të paharrueshëm, realitet sureal, jetë njerëzore që rri pezull mbi të gjithë kufijtë ndarës, të jetës dhe të vdekjes, të qenies dhe mosqenies.

Një roman plot aromë letërsie, i shkruar me dorë te rëndë, tekst me sfidën autoriale ndaj rregullave që ngurosin stilin dhe me pasuri të shprehjes deri në pamundësitë e gjuhës.

Romani “E zeza dhe e kuqja” i Mehmet Krajës do të prezantohet në stendën e Shtëpisë botuese “Onufri”, në Panairin e Librit “Tirana 2015”./Arbresh.info

12065814_10205336409954229_7675426087019821995_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme