Google ADS

Haxhiu: A po doni me ditë ku ishte Albini në vitin 1999

14:16 | 2 Nëntor 2020
V. S.

Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së, e ka akuzuar kreun e LVV-së, Albin Kurtin, se në vitin 1999 kishte bashkëpunuar me serbët.

Haxhiu thotë se në atë kohë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i PDK-së, Kadri Veseli ishin duke punuar për bashkëpunimin dhe integrimin e veriut.

“Nëse doni me ditë kush ku u kanë 99 edhe te ura, kur Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë punuar për bashkimin dhe integrimin e veriut, veç një pyetje po jau bëj, ku ishte Albin Kurti, po të tregoj unë ty. Albin Kurti ishte në Binqë duke biseduar me vëllezërit Donçiq për integrimin e serbëve në Klinë, të atyre që kanë marrë pjesë në masakra, shefin e UDB-ës me atë ishte në atë periudhë kohore, prandaj lene kush ku ishte se ju tregojmë saktë, edhe që bash asgjë s’keni bërë”, tha ai.
Kësaj deklarate i ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme